ARKIVA HISTORIKE

 

Historia e diplomacisë shqiptare! 

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare. Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar. Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.

 
 
 
 

Rivendosja e marredheniueve diplomatike me mbreterine e Spanjes, 12 shtator 1986

 

Marredheniet diplomatike me Spanjen te vendosura ne vitet ’20 te shekullit XX u ndërprenë per shkak te Luftes se Dyte Boterore. Nderkohe ne Spanje, ne përfundim te Luftes Civile ( 1936-1938) dhe humbjes se forcave republikane, ishte vendosur rrëgjimi i qeverisjes autoritare te drejtuar nga gjenerali Francesko Franko. Gjate Luftes Civile Franca e Britania e Madhe kishin shprehur mbeshtetetjen e tyre, per forcat republikane. Po kështu vullnetare nga e gjithë Evropa ( edhe nga Shqiperia) kishin mberritur ne Spanje ne mbështetje te forcave ushtarake republikane spanjolle kundër foracve frankiste qe gëzonin mbështetjen e rregjimeve fashiste ne Evropen e viteve ’30-te.

Ne përfundim te luftës republikanet formuan nje qeveri ne mergim te vendosur ne Paris. Ne 10 gusht 1946, kjo qeveri i paraqiti nje note zyrtare legatës shqiptare ne Paris ku kërkonte njohjen e saj. Qeveria komuniste e Tiranes i akordoi kete njohje me 30 tetor 1946, por la ne heshtje kërkesën e saj per vendosje te marrëdhënieve diplomatike persa kohe nje gje te tille kishte bere edhe qeveria franceze ndaj te njëjtës kerkese. Nderkohe Tirana zyrtare nuk njihte asnjë përfaqësi diplomatike te qeverise frankiste.

Ne fillim te viteve ’70-te, pas daljes se Shqiperise nga blloku komunist dhe fillimit te përplasjeve te para me Kinen per shkak te politikes e saj te afrimit me SHBA, diplomate te ndryshëm spanjolle kërkonin te hynin ne kontakt me diplomate shqiptare  per te diskutuar mbi marredheniet tregtare midis dy vendeve, por kërkesat refuzoheshin.

Pas vdekjes se diktatorit Franko, nëntor 1975, mbreti Huan Karlos  beri kujdes ti jepte Spanjes nje pamje te re, pamjen e nje vendi demokratik duke u lene hapesire organizimi politik ne Spanje edhe republikaneve. Ndërsa ne politiken e jashtme ai shpalli parimin e “universalizmit”, vendosjes se marrëdhënieve diplomatike me te gjithe. Ne kete kohe, dhjetor 1975, u bene edhe sondazhet e para per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Shqiperine nëpërmjet  ambasadës shqiptare ne Rome, por Tirana zyrtare mbajti te njëjtin qëndrim refuzues.

Pas tensionimit te marredhenieve me Kinen 1978, qeveria komuniste shqiptare nisi te merrte ne konsiderate kërkesën e qeverise spanjolle per vendosje te marredhenieve diplomatike. Sipas Tiranes zyrtare, arsyet ishin te ndryshme, qe nga qëndrimet e reja te Spanjes e deri tek fakti qe te mbetur pa aleate ideologjike potencial, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Spanjen  do te lehtësonte kontaktet me Partine Komuniste te Spanjes, nje mbeshtetese e palëkundur e PPSH,  e nga këtu me te gjithë grupet e majta ne Ameriken Latine. Per qeverinë e asaj kohe, arsye  tjetër nxitëse ishte edhe fakti  qe ne ate vit qeveria spanjolle nuk pranoi te strehonte me  ne Spanje familjen e ish-mbretit Zog. Nga ana tjeter Kushtetuta e re spanjolle e v.1978 beri “kompromisin historik “ per forcat politike spanjolle,  pas te cilit u zbut klima politike ne vend nëpërmjet koalicioneve qeverisëse, me qender te djathte ose te majte.

Procesi i afrimit do te fillonte me mbështetjen e propozimeve te kompanive tregtare spanjolle per te hyre ne marrëdhënie tregtare me Shqiperine, qe me pare ishin refuzuar. Per kete qëndrim te ri u udhezuan te gjitha perfaqesite diplomatike shqiptare qe te hynin ne kontakt me subjekte e diplomate spanjolle. Kjo mendohej se do te nxiste interesat reciproke per vendosje te marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ne fund te vitit 1978 u krijua edhe shoqata e miqësisë Spanje-Shqiperi, kryesisht   me anetare te PK spanjolle, por qe nuk u legalizua nga qeveria spanjolle persa kohe nuk kishte marredhenie diplomatike midis dy vendeve.

Nga refuzuese, qeveria shqiptare u kthye ne nxitëse te kërkesës per vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Perfaqesite diplomatike shqiptare u udhëzuan qe ne cdo takim qe do te kishin me diplomatet spanjolle te testohej gadishmeria e qeverise spanjolle per vendosje te marrëdhënieve diplomaitke. Nga këta te fundit po behej përherë e me e qarte se ekzistonte ne parim vullneti i mire i qeverise, por Spanja ne kushtet e marredhenieve mjaft te mira me vendet arabe nuk kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, ndaj forca te caktura politike ne koalicion, nen presionin e komunitetit hebre ne vend, nuk pranonin qe te vendoseshin marrëdhënie diplomatike me Shqiperine ( nje vend qe nuk kishte gjithashtu marrëdhënie diplomatike me Izraelin), pa i vendosur ato me pare me Izraelin. Kjo kishte penguar konkretizimin e vullnetit te mire politik.

Qeveria shqiptare vazhdoi te nxiste marredheniet tregtare dhe ardhjen e turisteve spanjolle ne Shqiperi. U shtuan  ftesat ndaj diplomateve spanjolle per pjesëmarrje ne festat kombetare. Ne shkurt 1980, nje grup i Ministrise se Tregtisë se Jashtme vizitoi Spanjen dhe zhvilloi takime me autoritetet spanjolle.  Ne nëntor  te atij viti Shqiperine e vizituan nje grup i afaristeve spanjolle qe u priten nga Zëvendësministri i Tregtise se Jashtme.

Ne 1983 formohet qeveria e koalicionit me qendër te majte e kryeministrit Gonzales.  Tani ne qarqet diplomatike flitej se Komuniteti Ekonomik Evropian (kryesisht Finlanda) kishte kushtëzuar  pranimin e Spanjes ne kete Komunitet me vendosjen e marrëdhënieve diplomtikeme Izraelin. Kjo u realizua vetëm ne fund te vitit 1985. Tani ishte e hapur rruga per tju rikthyer procesit te rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shqiperine.

U ngarkua ambasada spanjolle ne Beograd per te ndjekur çështjen e rivendosjes se marredhenieve me Shqiperine. Propozimi nga pala spanjolle u be zyrtarisht nga ambasadori spanjoll ne Beograd ne mars 1986. Me pas edhe nga ai ne Prage e ne Budapest. Pala shqiptare dëshironte qe kjo çështje te negociohej e te mbyllej ne ambasadat respektive ne Paris dhe propozoi edhe tekstin e komunikatës se përbashkët per kete rast. Tashme Spanja ishte anetare e Komunitetit Ekonomik Evropian (TPE).

Ne 4 gusht te këtij viti, pala spanjolle propozoi qe vendosja e marrëdhënieve diplomatike si deshire e përbashkët e dy vendeve, te behej me shkëmbim notash e jo me komunikate te perbashket, para 15 shtatorit 1986 kur fillonte punimet Asambleja e Pergjithshme e OKB. Teksti i notes se palës spanjolle propozohej te ishte “ Qeveria e mbretërisë se Spanjes duke dëshiruar te aplikoje konceptin e universialitetit ne marredheniet diplomatike, vendosi te lidhe këto marrëdhënie me RPSSH.” Pala shqiptare ra dakort me 18 gusht  mesa propozohej me te njëjtat konsiderata. Ishte përsëri qeveria spanjolle qe kërkoi procedura me te thjeshta, duke përcaktuar datën 12 shtator , orën 12.00 kohen kur ne ambasadën spanjolle ne Paris dy ambasadoret do te ngrinin dollite per te përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Tekstet e propozuara per notat diplomatike tani do te shërbenin si tekst per  komunikatat publike qe dy qeveritë do bënin per agjensite e tyre telegrafike shteterore dhe mediat e huaja. Shqiperia do mbulohej nga ambasada spanjolle ne Beograd, sic kishin bere  shume vende te  tjera perendimore, ndërsa Spanja do mbulohej nga ambasada shqiptare ne Paris.

2 dhjetor 1986, ambasadori i Mbreterise se Spanjes ne Beograd Luis Cuervo paraqiti kredencialet ne Tirane, ndërsa me 9 prill 1987 ambasadori i Shqiperise ne Paris Maxhun Peka, paraqiti kredencialet e tij ne Madrid.

 

 

Spanja 1

Spanja 2

Spanja 3