Shqipëria në UNESCO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) është një agjenci e specializuar e OKB-së që është krijuar në vitin 1945. Ajo ka si qëllim të kontribuojë në paqen dhe sigurinë nëpërmjet promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e arsimit, shkencës, kulturës dhe komunikimit, për të rritur respektimin universal të drejtësisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, si dhe liritë themelore të shpallura në Kartën e OKB-së. Ajo është pasardhësja e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin Intelektual të Ligës së Kombeve.
Marrëdhëniet e vendit tonë me UNESCO-n janë afatgjata dhe të frytshme. Që prej anëtarësimit tonë më 16 tetor 1958, fryma e bashkëpunimit ka qenë e frytshme dhe konstante, në katër fushat e veprimtarisë së Organizatës, përkatësisht arsim, shkencë, kulturë e komunikim.
Në zbatim të Kushtetutës së UNESCO-s, vendi ynë ka krijuar në vitin 2000 Komisionin Kombëtar të UNESCO-s, me Kryetar Ministrin e Arsimit dhe Sekretar të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Shqipëria është e pranishme në listat e ndryshme të UNESCO-s që promovojnë vlerat kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si në:
Projektet në ndjekje janë: projekti për regjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit, se bashku me pjesën maqedonase, i cili pritet te regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore si një sit me vlera natyrore dhe kulturore.
Gjatë punimeve të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, mbajtur në Nëntor 2017, vendi ynë u zgjodh për një mandat të dytë rresht 2017-2021, në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës, për periudhën.
Në vitin 2017 Shqipëria u zgjodh anëtare e Komitetit të Konventës së vitit 1970 mbi trafiqet e paligjshme të pasurisë kulturore si dhe presidente e Komitetit për periudhën 2017-2018; u zgjodh Zv/president i Komisionit të Kulturës së Konferencës së Përgjithshme; President i Komitetit të Posaçëm të Këshillit Ekzekutiv; si dhe është anëtarësuar në byronë e Këshillit Ekzekutiv.
Shqipëria është gjithashtu anëtare e Grupit të Miqve “United for Heritage”, për barazinë gjinore, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes arsimit dhe për sigurinë e gazetarëve.
Bashkëpunimi me UNESCO-n është zgjeruar, ku, përveç bashkëpunimit të gjithanshëm në fushën e kulturës dhe mjedisit, do të spikasë edhe ai në fushën e arsimit, ku në vitin 2017, UNESCO në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, prezantoi “Shqipëria - Analizë e Politikës Arsimore: Çshtje dhe Rekomandime” dhe që prej vitit 2016 bashkëpunon për zbatimin e projektit për përfshirjen në kurrikulat shkollore të edukimit qytetar, si dhe në fushën e shkencës, konkretisht në fushën e menaxhimit të ujërave dhe të emergjencave civile.
Shqipëria është anëtarësuar në UNESCO më 16 Tetor 1958. Më 16 Tetor 2018 Shqipëria kremton 60 vjetorin e anëtarësimit në këtë organizatë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al