AGRON TARE – ZV/MINISTËR
Agron Tare ka lindur në Tiranë më 08 nëntor 1974.
Në dhjetor 2019, Agron Tare emërohet Zëvendes Ministër në Ministrinë për Evropen dhe
Punet e Jashtme. Prej janarit 2019 deri në tetor 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv
të Përgjithshëm të Autoritetit Portual të Durrësit.
Z. Tare ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Turqi
(2014 – 2019), ka qenë Anëtar i Grupit Negociator mbi Marrëveshjen e Stabilizim –
Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së (2002 – 2006 ), Drejtor i Zyrës së Minoriteteve,
Ministria e Punëve të Jashtme (2001 – 2006). Agron Tare ka kontribuar edhe në stukturat e
pushtetit lokal si Këshilltar i jashtëm në Bashkinë e Tiranës (2001 – 2005).
Agron Tare ka kryer studimet e larta në Fakultetin Juridik të Universitetit të Bolonjës, Itali
(1994 – 2000). Ai është njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze, italiane dhe franceze.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al