Nisma e Evropës Qëndrore (NEQ/CEI) bashkon vendet dhe institucionet e tyre në frymën e një bashkëpunimi rajonal në gjithë fushat e ekonomise, dhe jo vetëm, duke qenë njëherazi pragmatik dhe fleksibël. Kjo nismë, e krijuar më 11 nëntor 1989, përbëhet sot nga 18 vende anëtare: Shqipëria, Austria, Bjellorusia, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Hungaria, Italia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina.
Objekti i Nismës është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, në fushën politike dhe ekonomike si dhe sigurimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mire, në kuadër të proceseve të integrimit. Kjo nismë ka si qëllim integrimin e ekonomive të këtyre vendeve në Evropë, me synim anëtarësimin e tyre të afërt në Bashkimin Evropian.
Shqipëria, si vend anëtar i nismës se NEQ që prej 1996, përpiqet të luajë një rol aktiv në të. Në vitin 2006 Shqipëria mbajti Presidencën e radhës së NEQ-it. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme e politikës sonë të jashtme dhe për vizibilitetin e vendit dhe kapaciteteve tona organizuese, çka konfirmoi rolin aktiv të vendit tonë në proceset e bashkëpunimit rajonal.
Vend të veçantë në këtë nismë zënë projektet që financohen nga instrumente të ndryshëm të NEQ-it. Si rezultat i një pune të mirë koordinuese të MPJ, është bërë e mundur që projektet e paraqitura nga subjektet shqiptare të marrin një financim prej rreth 3.225.993 Euro. Këto projekte mbulojnë fusha të ndryshme, si kulturë, ambient, art, shkencë, etj.
Për më tepër informacion klikoni në: www.ceinet.org
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al