Aktet e gjendjes civile

Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore të Republikës së Shqipërisë kryejnë disa funksione të natyrës së Zyrave të Gjendjes Civile, bazuar në Ligjin Nr. 10129/09 “Për Gjendjen Civile”, si regjistrimin e akteve të gjendjes civile ose ndryshimin e përbërësve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Institucionet përgjegjëse

Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore të Republikës së Shqipërisë i kryejnë shërbimet e tyre me aktet e gjendjes civile në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Aktet e përgatitura të gjendjes civile, në bazë të të cilave do të kryhen ndryshimet në Regjistrin Kombëtar, përcillen përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtorisë së Çështjeve Konsullore, për në Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Ndryshimet kryhen nga zyrat përkatëse të gjendjes civile në qarkun ku shtetasi ka vendbanimin e përhershëm.
Për më shumë: