Aktet noteriale konsullore
Për sa nuk kufizohen nga legjislacioni Përfaqësitë tona lëshojnë me kërkesë të shtetasve dhe përpunojnë aktet noteriale si procesverbale, deklarata, autorizime, prokura të thjeshta, vërtetojnë nënshkrime, kopje ose ekstrakte dokumentesh.
Prokurat e thjeshta
Diplomatët konsullorë lejohet të redaktojnë prokura të thjeshta, me të cilat nënkuptohen prokura të caktuara të posaçme. Përmes tyre kalohen tagra përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave e detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit.
Për lëshimin e prokurave shtetasit paraqiten personalisht në përfaqësitë tona diplomatike e konsullore.
Për më shumë:
Përkthimi i dokumenteve
Përfaqësitë përkthejnë dokumente, kryesisht të gjendjes civile, nga gjuha e vendit në atë shqipe dhe anasjelltas, të cilat do të përdoren më tej në procedura administrative. Por ato dhe mund të vërtetojnë rregullshmërinë e përkthimit.
Për më shumë: Përkthimi i dokumenteve;
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al