Institucionet
Çështjet e shtetësisë trajtohen nga Ministria e Brendshme, Drejtoria për Azilin dhe Shtetësinë. Për fitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, shtetasit shqiptarë dhe të huaj, kërkesat mund t’i paraqesin edhe pranë Misioneve Diplomatike ose Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë, por dhe pranë drejtorive rajonale të policisë, në qarkun ku jetojnë në Shqipëri.
Kur kërkesat për fitim dhe heqje dorë nga shtetësia shqiptare paraqiten në Misionet Diplomatike/Postet Konsullore të RSh-së, ato përcillen përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Çështjeve Konsullore, në Ministrinë e Brendshme, Drejtoria për Azilin dhe Shtetësitë dhe kjo e fundit pas trajtimit i procedon për vendimmarrje në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Për më shumë:
Lejimi i shtetësisë së dytë
Fitimi dhe heqja dorë nga shtetësia shqiptare bëhet me Dekret të Presidentit të Republikës. Ligji shqiptar lejon marrjen e shtetësive të tjera, veç asaj shqiptare. Ligji shqiptar nuk lejon heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, kur personat kërkues mbeten pa shtetësi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al