Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka takoi sot homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augusto Santos Silva.
Në fokus të takimit ishin prioritetet e Presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.
Ministrja Xhaçka e informoi lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020.
Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar -30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.
Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra.
Ministrja Xhaçka falënderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur nga ana e BE, për dosjen e zgjerimit.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet respektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al