Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një mbledhje virtuale me drejtuesit e misioneve të vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Ministrja Xhaçka dhe ambasadorët shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me këtë vit vendimtar për integrimin e Shqipërisë në BE duke e cilësuar 2021 si një vit vendimtar për Shqipërinë.
Në bisedën me diplomatët ndërkombëtarë kryediplomatja shqiptare deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, duke theksuar se Shqipëria i ka plotësuar tashmë të gjitha kushtet e parashtruara.
Ministrja Xhaçka theksoi bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit e BE në Shqipëri për të vendosur sa më parë mbi kornizën negociuese dhe Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al