ARKIVA HISTORIKE

 

Historia e diplomacisë shqiptare! 

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare. Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar. Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.

 
 

 

50 vite nga (ri)vendosja e marredhenieve diplomatike me Norvegjine

 

Me 29 maj 1971 u (ri)vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqiperise dhe Norvegjise. Ne fakt burimet diplomatike arkivore deshmojne per nje prezence diplomatike norvegjeze ne Shqiperi qe ne vitin 1935, kohe kur Mbreteria e Norvegjise gezonte statusin e shtetit neutral, Përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe frika e ekspansionit sovjetik shkaktuan një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të Norvegjisë pas vitit 1945. Ajo ishte një nga shtetet themeluese të NATO-s në vitin 1949, dhe luajti një rol mjaft aktiv në krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1945

Si e tille, ne prioritetet e politikes te saj te jashtme te kohes ishte vendosja e marredhenieve diplomatike me shtetet anetare te OKB. Interesimi per Shqiperine filloi pas anetaresimit te saj ne kete organizate globale ne dhjetor te vitit 1955. Sinjali i pare per diplomacine shqiptare erdhi nga ambasadori i Norvegjise ne Ankara ne nje takim me homologun e tij shqiptar. Ambasadori shprehu jozyrtarisht deshiren e qeverise norvegjeze per vendosje te marredhenieve diplomatike me Shqiperine duke e mbuluar ate nga Beogradi. Qeveria shqiptare nuk shprehu asnje hezitim per realizimin e ketij propozimi. Mesa duket entuziazmi i diplomatit norvegjez per ta mbaruar gjate mandatit te tij kete proces, ndeshi ne ngurrimin e MPJ te Norvegjise. Heshtja pasoi kete propozim. Ne fund te viteve ’50-te Shqiperia ishte akoma anetare e bllokut lindor me qender ish-BRSS, fakt qe kishte penguar vendosjen e marredhenieve diplomatike me disa shtete te Evropes Perendimore.

Pas prishjes se marredhenieve te Tiranes zyrtare me ish-BRSS, propozimi i pales norvegjeze u rishfaq perseri ne vitin 1961 ne takimet zyrtare te ambasadoreve te dy vendeve te akredituar ne Ankara. Por propozimi tani do gjente nje pengese te nje lloji tjeter, mungesen e volumit te nevojshem te marredhenieve tregtare qe te justifikonte vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve. Oslo zyrtar u terhoq serish nga propozimi i pare pavaresisht argumentave te qeverise shqiptare per mundesite tregtare te Shqiperise e pritjen e turisteve. Ne fakt, edhe pse e dale nga blloku lindor, Shqiperia vazhdonte te ishte anetare e Traktatit te Varshaves, aleanca politiko-ushtarake e vendeve te lindjes, nje realitet qe ne kushtet e Luftes se Ftohte kishte mjaft rendesi per joanetaret e Traktatit.

 

Interesimi i pales norvegjeze u rikthye fuqishem ne vitin 1968, pas daljes se Shqiperise nga ky Traktat. Ambasadori i Norvegjise ne Beograd kerkoi vize turistike per te vizituar Shqiperine bashke me familjen ne prill 1968. Ai deshironte qe gjate vizites ti jepej mundesia te takonte Ministrin e Puneve te Jashtme . Nga pala shqiptare u kerkua qe vizita e ambasadorit te ishte zyrtare e jo private nese deshironte takimin me Ministrin e Jashtem. Ne keto kushte, ne shkurt 1970 ambasadori i Norvegjise ne Beograd beri kerkese zyrtare per vize per nje vizite zyrtare ne Tirane, i autorizuar nga qeveria norvegjeze. Qellimi i vizites ishte te bisedohej mbi vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve e me pas te diskutoheshin kerkesat e Albturizmit per mberritjen e turisteve norvegjeze ne Shqiperi. Kerkesa per vize u pranua nga qeveria shqiptare. Vizita u realizua me 25-27 maj 1970. Palet konfirmuan deshiren dhe gadishmerine per te vendosur marredheniet diplomatike. Pika ku nuk pat dakordesi ishte qendrimi i paleve ndaj KSBE dhe misionit te saj. Tirana zyrtare e asaj kohe shprehte “rezervat e saj politike” per impakin e vertete te kesaj organizate.

Nota zyrtare e pales norvegjeze per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Shqiperine u formulua me 7 maj 1971, nje vit pas vizites se ambasadorit norvegjez ne Tirane. Ne fakt Norvegjia ishte perfshire ne nje krize te brendshme politike per shkak te debateve rreth çeshtjes se hyrjes se Norvegjise ne Tregun e Perbashket Evropian. Ne note propozohej vendosja e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve ne nivel ambasadori dhe akreditimi ne Tirane i ambasadorit te Mbreterise se Norvegjise ne Beograd Johan Zeier Cappelen. Qeveria shqiptare iu pergjigj pozitivisht kesaj note me 15 maj dhe njekohesisht propozoi edhe permbajtjen e komunikates se perbashket per shtyp qe shpallte vendosjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve. U propozua data 29 maj per shpalljen e njekoheshme te saj ne shtypin e te dy vendeve. Pala norvegjeze dha dakordesi per permbajtjne e komunikates dhe dates se propozuar. Me 29 maj 1971 u (ri)vendosen marredheniet diplomatike mids dy vendve.

Historia e diplomacisë shqiptare! 

Nota 7 maj 1971

Komunikata e Perbashket