Këshilli i Bashkëpunimi Rajonal (RCC) është lançuar zyrtarisht në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, më 27 shkurt 2008, si vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. RCC përbehet nga nga 46 vende, organizatata ndërkombëtare dhe institucione financiare.
Me vendimin e shkurtit 2013, të Bordit të RCC-së, për miratimin e listës së anëtarëve të organizatës, në ndryshim nga lista paraardhëse, u vendos përfaqësimi i Kosovës në RCC, jo më nën siglën e UNMIK, por atë të Kosovës (me asterix) duke shmangur paqartësitë e përfaqësimit të Kosovës në strukturat e RCC-së.
RCC fokusohet në promovimin dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore (EJL), me qëllim integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve aspirante, si dhe ofron kapacitetet operacionale dhe punon nën drejtimin politik të SEECP.
Në përputhje me statutin e tij dhe udhëhequr nga parimi i gjithë përfshirjes, detyrat kryesore të RCC-së janë:
Aktiviteti i RCC-së fokusohet në fushat prioritare të zhvillimit ekonomik dhe social,si:
Përpilimi dhe implementimi i Strategjisë dhe Planit të Punës për periudhën 2014-2016, lançuar në datën 28 shkurt 2013, në Sarajevë, në takimin e Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), përbën dokumentin themelor mbi të cilin do të organizohet puna e RCC.
RCC synon të fuqizojë përafrimin e institucioneve të BE-së dhe mbështetjen e tyre financiare lidhur me zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Punës për RCC, 2014-2016, si dhe SEE 2020.
Buxheti vjetor i Sekretariatit të RCC-së është nën 3 milion euro, ku 40% janë kontribut nga vendet e Evropës Juglindore, 30% nga Komisioni Evropian dhe 30% nga pjesëmarrësit e tjerë në RCC.
RCC-ka sekretariatin në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe një Zyrë ndërlidhëse në Bruksel.
Për më tepër informacion klikoni në: http://www.rcc.int/
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al