Cakaj hap Konferencën kundër terrorizmit në kuadër të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së - Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 15/09/2020

Cakaj hap Konferencën kundër terrorizmit në kuadër të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së

Konferenca vjetore  e OSBE-së kundër Terrorizmit,  organizuar nga Kryesia shqiptare e OSBE-së 2020, mblodhi më shumë se 500 pjesëmarrës nga e gjithë zona e OSBE-së. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë të nivelit të lartë qeveritar, agjenci shtetërore, dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfaqësues nga shoqëria civile.

Fjalën e hapjes, në versionin online, ditën e parë të punimeve të konferencës, e mbajti Ministri në detyrë  për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit është  përpjekja  më e  madhe e ekipit: “Avancimi i partneritetit publik-privat, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe solidariteti është çelësi”.

Partnerët e komunitetit, feve  dhe shoqërisë civile janë përfshirë në një nivel më të mirë se ne,” tha Cakaj. “Ne duhet të pranojmë që sektori privat ka aftësi dhe burime, qofshin ato teknologjike apo fizike, që mund të amplifikojnë përpjekjet dhe strategjitë tona. Kjo akademi dhe think tank-et kanë më shumë ekspertizë  për të dalluar trendet. Si qeveri, lufta jonë kundër terrorizmit do të jetë  më e fortë me partneritete kaq efektive. Terrorizmi nuk do të fitojë kurrë,” shtoi ai. “Qeveritë dhe shoqëritë tona nuk do të dorëzohen kurrë përballë sulmeve të tilla. Ne  thjesht forcojmë  vendosmërinë tonë për të parandaluar dhe kundërshtuar këtë fenomen të urrejtjes.”

Nga ana tjetër në fjalën përmbyllëse, Tuula Yrjölä,  Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së (në detyrë), Drejtore e Qendrës për Parandalimin e Konflikteve,  evidentoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe bashkërendimit në të gjitha nivelet – në rang kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar –  duhet ta trajtojmë kërcënimin shumëplanësh të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në një mënyrë efektive dhe në përputhje me të drejtat e njeriut.

Gjatë dy ditëve, konferenca eksploroi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal mbi çështjet kundër terrorizmit; koordinimin e agjencive në nivelin kombëtar për të adresuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm; dhe rëndësinë e vlerën e shtuar të partneriteteve efektive me një spektër të gjerë të palëve të interesuara në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë ditëve të konferencës u mbajtën shtatë evente shoqëruese të organizuara nga Shtetet Pjesëmarrëse të OSBE-së, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE / ODIHR) dhe organizatat partnere nga rajone të ndryshme në të gjithë zonën e OSBE-në. Për shkak të pandemisë aktuale COVID-19, konferenca u organizua në një formatin “hibrid” të përzier, me pjesëmarrës dhe folës që morën pjesë fizike ose nëpërmjet internetit.