Konferenca e Ambasadorëve 2024



Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, e cila do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e  misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të RSH në botë. Punimet e konferencës do të zhvillohen gjatë tre ditëve dhe do të konceptohen në formën e paneleve ku do të jenë të ftuara personalitete të larta të vendit si dhe të huaja dhe do të diskutohet për çështjet kryesore të politikës së jashtme të shtetit shqiptar si dhe të mbarëvajtjes së aktivitetit të Shërbimit të Jashtëm. Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo2024” do të zhvillohet të në datat 26-28 gusht 2024, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Fotot e eventit  mund t’i gjeni në kohë reale në këtë link  KLIKO KETU