Kryetari i Rradhws i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, mirëpriti lajmet për një armëpushimin humanitar në kontekstin e konfliktit të Nagorno-Karabakut. “Ne kemi nevojë për stabilitet, si në terren ashtu edhe në procesin e udhëhequr nga Bashkëkryetarët e Grupit Minsk,” u shpreh Rama. “Marrëveshja e arritur në Moskë nga Armenia dhe Azerbajxhani na con drejt rifillimit të negociatave substanciale në formatin e dakorduar,” shtoi Rama.
Rritja e numrit të vdekjeve gjatë luftimeve ka qenë një shqetësim i veçantë, vuri në dukje Rama, dhe në këtë drejtim, armë-pushimi humanitar për të shkëmbyer robërit e luftës, të burgosurit dhe eshtrat e të vrarëve është një hap i rëndësishëm.
Ky zhvillim erdhi në përgjigje të thirrjes së Presidentit rus Putin dhe në përputhje me marrëveshjen e Presidentit të Azerbajxhanit Aliyev e Kryeministrit armen Pashinyan.
Rama mirëpriti rolin e Rusisë për bisedime, të cilat u mbajtën me praninë e Bashkëkryetarëve të Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesit Personal të Kryesutarit të Rradhës , Ambasadorit Andrzej Kasprzyk. “Bashkëkryetarët dhe Përfaqësuesi im Personal mbeten plotësisht të angazhuar me palët dhe janë të gatshëm të sigurojnë që çdo përpjekje të përqendrohet në arritjen e një zgjidhje të negociuar paqësore të konfliktit,” u shpreh Rama.
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.