Jam e kënaqur që jam këtu, për të marrë pjesë, së bashku me Ambasadorin Orizio dhe ju, i dashur Jürgen, në këtë konferencë me një temë shumë të rëndësishme: Sesi mund të punojmë së bashku për të nxitur lirinë e medias në Evropën Juglindore. Tabloja e lirisë së medias në këtë rajon është mjaft e larmishme dhe shumë dinamike, Mbetet prioritet për ne adresimi i mundësive dhe sfidave për të siguruar një mjedis demokratik mediatik në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe normat e tjera ndërkombëtare.
Pandemia në vazhdim, COVID-19, solli kaq shumë sfida për gazetarët, por gjithashtu riafirmoi misionin e tyre si lajmëtarë të informacionit publik, transparencës dhe realiteteve të fshehura. Nevoja për zbatimin e angazhimeve të OSBE-së mbi lirinë e informacionit dhe mediave fitoi një rëndësi tjetër, veçanërisht për shkak të pandemisë, e cila ekspozoi situatën e prekshme me të cilën përballen gazetarët në të gjithë rajonin.
Si Kryesi e Rradhës për vitin 2020, Shqipëria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e rolit qendror që OSBE luan në monitorimin dhe mbështetjen e lirisë së medias në të gjithë rajonin tonë. Takimi i dytë suplementar i dimensionit njerëzor, mbajtur në qershor të këtij viti, në bashkëpunim me RFoM, synoi dhe fatmirësisht pati sukses lidhur me sigurinë e medias, të gazetarëve dhe misionin e tyre të vendosur në informimin e publikut, si dhe avokimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të njeriut dhe lirive themelore.
Pjesëmarrës të nderuar,
Si një platformë shkëmbimi, konferenca e sotme është një mundësi për të thelluar diskutimin mbi mediat e lira, qasjen në informacionin online dhe offline dhe shkëmbimin e praktikave më të mira e ekspertizën në zbatimin e ligjit, në mbrojtjen e lirisë së informacionit dhe medias. Ofrimi i mbështetjes për gazetarët në rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë së informacionit, veçanërisht në kohë krize, është një kontribut i drejtpërdrejtë për një media të pavarur, të lirë dhe pluraliste. Në këtë drejtim, mbrojtja e grave gazetare nga barra shtesë e sulmit dhe intimidimit online mbetet një sfidë më e madhe për t’u adresuar. Thyerja e stereotipeve gjinore në mediat masive është po aq e rëndësishme sa sigurimi i një ambienti të sigurt për të gjithë gazetarinë. Adresimi i boshllëkut që mund të shkaktojë censura në mediat e lira për shkak të gjinisë është e një rëndësie të madhe për të sfiduar mungesën e raportimit për tema të ndjeshme nga gratë gazetare.
Të dashur kolege,
Përpara se të përfundoj, do të doja të falënderoja thellë organizatorët për aktivitetin, për të cilin besoj se është një riafirmim i mëtejshëm i rolit jetësor që luajnë reporterët në sigurimin e informacionit të lirë në kohë krize dhe sesi strukturat e tjera shtetërore kontribuojnë në misionin e tyre për raportim të lirë dhe në kohë. Si Shqipëri, ne jemi të kënaqur të ndajmë informacionin dhe ekspertizën tonë nga Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, s. Ardi Veliu.
Si Kryesi e Radhës për vitin 2020, kjo konferencë mund të shërbejë si një platformë e shkëmbimit të ekspertizës dhe përvojës që shtetet pjesëmarrëse me bashkëpunimin e RFoM mund të përfitojnë në drejtim të mbështetjes dhe ndihmës për njëri-tjetrin.
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.