OSBE - Mbahet në Tiranë Ministeriali i 27-të OSBE-së.
Postuar më: 05/12/2020

Mbahet në Tiranë Ministeriali i 27-të OSBE-së

Mbahet në Tiranë Ministeriali i 27-të OSBE-së

Këshilli Ministror i OSBE-së, njohur ndryshe si Ministeriali i 27-të i OSBE-së, i mbajtur ne datat 3-4 Dhjetor 2020 nën drejtimin e Kryesisë Shqiptare mblodhi së bashku 50 Ministra të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, vendeve partnere aziatike e mesdhetare, mbi 80 delegacione, personalitete nga organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile etj. Në kushtet e pandemisë globale, për herë të parë në historinë e 26 Ministerialeve te mëparëshme, Ministeriali i 27-të, në Tiranë zhvilloi punimet e tij dyditore në mënyrë virtuale, përmes video-telekonferencës.

Në fjalen e tij të hapjes së veprimtarisë, Kryetari i Radhës i OSBE-së, KM Edi Rama, theksoi se është koha për të kapërcyer krizën aktuale dhe thelluar bashkëpunimin. Gjithashtu Kryetari Rama paralajmëroi se tensionet e vazhdueshme dhe mosbesimi në rajon dëshmojnë se jemi ende në një krizë e cila po përkeqësohet.

Sipas Tij, vizioni i përbashkët i Helsinkit, Stambollit, Parisit, Astanës për një Evropë demokratike, paqësore dhe të bashkuar po largohet gjithnjë e më shumë prej nesh. Kjo ndodh sepse parimet tona nuk po respektohen, sepse angazhimet tona nuk po zbatohen, sepse ndasitë e pikëpamjeve tona po rriten, sepse njëanshmëria po mbisundon mbi interesat e përgjithshme, sepse konfrontimi po preferohet në vend të dialogut.

Në ditën e dytë të punimeve. Kryetari i Rradhës Rama deklaroi: “Emërimi i katër zyrtarëve të lartë të OSBE-së dhe miratimi i angazhimeve të reja nga shtetet për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe parandalimin e torturave e bëri këtë Ministerial një nga Këshillat Ministror “më produktiv” në shumë vite, tha Kryetari i Radhë si OSBE-së, njëherësh Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, në mbyllje të Këshillit të 27-të Ministror të OSBE-së. Ai mirëpriti miratimin e shteteve pjesëmarrëse, me konsensus, të vendimeve për emërimin e zyrtarëve të nivelit të lartë të OSBE-së.

Duke u kthyer prapa në kohë, kur ne morëm Kryesinë shqiptare të vitit 2020, Rama tha se “në fillim të vitit, unë përcaktova tre objektiva: të zbatojmë së bashku angazhimet tona; për të bërë një ndryshim në terren; dhe për të ndërtuar stabilitetin përmes dialogut. Ne synuam lart, duke sfiduar veten për të bërë një përshtypje dhe ndikim pozitiv. Por ky vit nuk ishte ai që priste ndonjë prej nesh”.

Ai foli për tejkalimin e sfidave të ngritura nga pandemia COVID-19. “Ne u mësuam në punë. Por ne e kemi kryer punën. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, ne kemi dorëzuar një Kryesi të suksesshme. Ky Këshill Ministror ka qenë i suksesshëm”.

Gjate punimeve dyditore shtetet pjesemarrëse vlerësuan Kryesinë Shqiptare të OSBE-së, dhe Kryetarin  e Rradhës për drejtimin e organizatës gjatë një viti tepër të vështirë, të mbushur me sfida të paparashikuara, si dhe organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm në një kohë shumë të vështirë për shkak të pandemisë COVID19. Në mënyrë të vecantë, SHBA, Rusia, Gjermania, Turqia, Holanda, etj shprehën vlerësimet e tyre të larta për Kryesinë shqiptare dhe  organizimin e veprimtarisë më të madhe e të rëndësishme të vitit 2020 për OSBE-në.

Ndër të tjera vlen të evidentojmë vlerësimin e Zëvendës/Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Stephen Biegun, per lidershipin e jashtëzakonshëm të KM Rama, nën rrethana të jashtëzakonshme të pandemisë COVID19.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass theksoi rëndësinë dhe suksesin e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për zgjedhjen e përfaqësuesve të lartë. Gjithashtu Mass evidentoi realizimin e pritshmërive të cështjes së balancës gjinore si një nga sukseset e kryesisë shqiptare.

Kryetarja e ardhshme e OSBE-së, Znj. Anne Linde,  Ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë u shpreh:“Falë përpjekjeve tuaja, dhe të skuadrës suaj, OSBE-ja ishte ndër organizatat e para në sistemin global që rinisi aktivitetin në fillim të pandemisë”. 

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, si dhe Zv/President i Komisionit Europian, Z. Josep Borrell falenderoi Kryeministrin dhe MEPJ e Shqipërisë, Edi Ramën dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyer të bërë gjatë një viti jashtëzakonisht sfidues për OSBE-në, veçanërisht në kontekstin pandemik. Me tej Borrel përshëndeti dakortësimin për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së dhe tre krerëve të Inistitucioneve autonome të saj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, z. Sergey Lavrov, falenderoi Kryesinë Shqiptare për kryesimin e OSBE në situatën e pandemisë globale dhe vlerësoi vecanërisht punën cilësore në dimensionin e dytë për luftën kundër korrupsionit.

Dominic Raab, Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme të Komonuelthit u shpreh se Shqipëria ka treguar lidership profesional dhe  Britania e Madhe  ka pasur kënaqësinë të mbështesë Kryesinë shqiptare gjatë këtij viti sfidues.

Këshilli ministror i 27-të, i OSBE-së, zhvilluar në Tiranë mund të konsiderohet ndër më të suksesshmit vitet e fundit, duke dakortësuar mes konsensusit te 57 shteteve pjesemarrese, mbi 11 vendime të rëndësishme, duke përfshirë këtu zgjedhjen e 4 personaliteteve më të larta, ndër tyre, emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Drejtorit të ODIHR, Komisionerin e lartë për minoritetet, si dhe përfaqësuesin e lirisë së Medias.