Thirrje për shprehje interesi për shërbime ekspertize, për organizimin e Forumit të 7 të EUSAIR, fton të interesuarit për të shprehur interes për shpalljen në vijim:
Procedura e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
– Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
– Letër motivimi në anglisht ku të shpjegojnë, ndër të tjera, vizionin e tyre për këtë ekspertizë, eksperiencat e mëparshme;
Për më shumë detaje, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 7 prill 2022, ora 14.00, në adresën si në vijim: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr. 6, Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: “PËR FORUMIN E 7-të VJETOR TË (EUSAIR)”.
Do të merren në konsideratë vetëm aplikimet që do të dërgohen brenda afatit kohor. Vetëm personat e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen nga stafi përgjegjës.
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.