Lidhur me marrjen pjesë në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian
Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për Integrimin Evropian”;
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në cilësinë e institucionit drejtues të Kapitullit:
fton grupet e interesit të marrin pjesë lirisht në Tryezat e Diskutimi dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapitujt e acquis të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, të medias dhe të grupeve të interesit etj, referuar përcaktimeve të kreut III.2 pika 4 të Urdhrit.
Sipas përcaktimeve të kreut III.2 të Urdhrit të Kryeministrit, aplikimi për tu bërë pjesë e tryezave të diskutimit dhe këshillimit kryhet nëpërmjet dorëzimit të një letre interesi si dhe CV të personit apo të grupimit që përfaqëson, sipas formatit bashkëlidhur .
Personat apo përfaqësuesit e grupeve të interesit mund të paraqesin dokumentacionin e sipërcituar për pjesëmarrje brenda datës 15 maj 2022 në adresën e mëposhtme elektronike;
Përzgjedhja e personave apo përfaqësuesve të grupeve të interesit do të bëhet sipas Urdhërit të Kryeministrit në 113/30.08.2019 (http://integrimi-ne-be.punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/3.-Urdher-i-KM-no.113-dt.30.08.2019-PPIE.pdf).
Shqip_Template – CV and Expression of Interest
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.